Business Classic

Kjo paketë garanton 2(dy) shërbime të Asistancës Rrugore nga lista e meposhtme për automjetët e Anëtarëve të KTA-së, në të gjitha rastet e defektëve apo aksidentëve në rrugë, gjatë tërë vitit të anëtarësimit 24/7, në tërë territorin e  Kosovës:

 

  • Riparim në vendngjarje në qoftë se është e mundur.
  • Bartje në rast të prishjes deri në destinacionin e kërkuar nga Kompania/vozitësi.
  • Bartje në rast aksidenti deri në destinacionin e kërkuar nga Kompania/vozitësi.
  • Informacione në rastet e aksidentit te komunikacionit.
  • Informacione lidhur me procedurat e regjistrimit te automjetit.
  • Informacione për rrugët e Kosoves.

 

Për shërbime shtesë (Në Kosovë) klienti i KTA-së do të ketë sherbime me çmime që janë vetëm për klienët tanë si në vijim: 

  • Asistence Rrugore / bartje nga 0-30 KM-  40.00 Eur +TVSH
  • Ne rast bartje me shume se 30 KM, atëhere do te tarifohet 1.50 Eur/KM me TVSH
Business Region

Kjo paketë garanton 1(një) shërbim në vendet e regjionit ( Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia),për automjetët e Anëtarëve të KTA-së, në të gjitha rastet e defekteve apo aksidenteve në rrugë, gjatë tërë vitit të anëtarësimit, 24/7:

 

  • Riparim në vendgjarje përmes partnerëve tanë jo më shumë se 1(një) orë nga koha e mbërritjes së patrullës. Në rast të pamundësisë së rregullimit në vendgjarje do ti sigurohet transport me autobartje deri në servisin më të afërt, ose deri në shumën 150.00 €uro me TVSH. Por nëse anëtari dëshiron që automjetin ta bartë në një servis tjeter sipas dëshirës së tij/saj, atëherë KTA i mbulon këtë transport deri në shumën 150.00 €uro me TVSH, ndërsa pjesen tjetër të mbetur do ta merrë përsiper anëtari.
  • Shërbim taxi deri në shumën 30.00 €uro me TVSH.
  • Hotel deri në shumën 60.00 €uro me TVSH, në rast kur automjeti prishet dhe garazha konfirmon që rregullimi do të zgjasë minimum 2( dy) ditë.
  • Veturë me qira (rent a car) deri ne shumën  40.00 €uro me TVSH, në rast kur automjeti prishet dhe garazha konfirmon qe rregullimi do zgjas minimum 2 ( dy) ditë.
  • Bilete autobusi deri në shumën 40.00 €uro me TVSH nëse automjeti nuk mund të riparohet mbrenda 2( dy) ditëve.
  • Parking deri 6.00 €uro me TVSH në dite, për 4 ditë në rastet kur automjeti nuk riparohet dhe duhet te kthehet ne vendin e banimit te Anëtarit.
  • Rikthimi  i autmojetit  ne vendin e banimit të Anëtarit.

 

 

  • Shërbimet shtesë Anëtari i KTA-së do ti ketë  me çmime që janë vetëm për Anëtarët tanë.
  • Për te qene anetar i kesaj Pako fillimisht duhet te jesh Anetar i pakos Business Classic.
Business Region

Pako Business Europe:

Kjo paketë garanton 1 (një) shërbim në të gjitha vendet e Europes, për automjetet e  Anëtarëvetë KTA-së, në të gjitha rastet e defekteve apo aksidenteve në rrugë, gjatë tërë vitit të anëtarësimit, 24/7:

 

  • Riparim në vendgjarje përmes partnerëve tanë jo më shumë se 1(një) orë nga koha e mbërritjes së patrullës. Në rast të pamundësisë së rregullimit në vendgjarje do ti sigurohet transport me autobartje deri në servisin më të afërt, ose deri në shumën 250.00  €uro me TVSH. Por nëse anëtari dëshiron që automjetin ta bartë në një servis tjeter sipas dëshirës së tij/saj, atëherë KTA e mbulon këtë transport deri në shumën 250.00 €uro me TVSH, ndërsa pjesen tjetër të mbetur do ta merr përsiper anëtari.
  • Shërbim taxi deri në shumën 50.00 €uro me TVSH.
  • Hotel deri në shumën 100.00 €uro me TVSH, në rast kur vetura prishet dhe garazha konfirmon që rregullimi do të zgjas minimum 2 (dy) ditë.
  • Veturë me qira (rent a car) deri në shumën  60.00 €uro me TVSH, ne rast kur vetura prishet dhe garazha konfirmon qe rregullimi do zgjas minimum dy ditë.
  • Bilete treni apo aeroplani deri në shumën 150.00 €uro me TVSH nëse automjeti nuk mund të riparohet mbrenda 2 (dy) ditëve.

 

 

  • Shërbimet shtesë Anëtari i KTA-së do ti ketë  me çmime që janë vetëm për Anëtarët tanë.
  • Për te qene anetar i kesaj Pako fillimisht duhet te jesh Anetar i pakos Business Classic dhe Business Region.