Asistencë Rrugore

Asistenca rrugore ekziston si një rahati për ju gjatë udhëtimeve. Nëse ju jeni anëtare dhe keni abonim aktivë në njërën nga pakot, atëherë, është në dispozicionin tuaj 24/7—në numrin 1955 në çdo kohë, dhe njëri nga agjentët tanë në qendrën e thirrjes do të nisë patrollën për të ofruar shërbime profesionale varësisht nga problemi juaj i incidentit.

Çfarë përfshihet?

 

Nëse vetura juaj është ndalë së punuari si shkak i ngjarjeve që nuk kanë të bëjnë me aksident (p.sh prishje mekanike apo elektrike), përdoreni asistencën rrugore për të ju ndihmuar me:

  • Intervenim në vend të ngjarjes – Nëse gjatë diagnostifikimit të problemit vetura juaj mund të riparohet në vend të ngjarjes, atëherë njëri nga profesionistët e patrollës tonë, do të riparoj veturën në mënyrë që të sigurojë vazhdimin e udhëtimit tuaj.

 

  • Bartje – Në momentin që vetura juaj e mbuluar ka nevojë për një sër ndërhyrjesh duke pamundësuar rregullimin në vend të ngjarjes, atëherë ne mund të aranzhojmë ta bartim veturën tuaj në servis të afërt të kualifikuar për problemin në fjalë. Duhët të keni parasysh që ju do të jeni përgjegjës për koston e ndonjë pjese apo riparimi të bërë në veturën tuaj.

 

  • Startimi i veturës me bateri – Nëse bateria e veturës tuaj dështon. Nëse është e mundur, do të startojmë veturën tuaj me një bateri tjeter në vend të ngjarjes që të ju ndihmojmë të vazhdoni rrugën tuaj.

 

  • Furnizim me karburant – Nëse ju mbaron karburanti, ju do të furnizoheni me karbuarant të kërkuar në veturën tuaj. Ju vetëm paguani për koston e karburantit. Dërgesa dhe shërbimi janë falas.

 

  • Puna e patrolles në vend të ngjarjes – Lejon riparim në vend të ngjarjes deri në 30min nëse është i mundur riparimi.

 

Shënim: Numri i asistimeve në vend të ngjarjes që ne mbulojmë, në cdo pako të abonimeve nuk mund të tejkalojë limitin e paraparë ne pako, në menyrë që mbulueshmeria të aplikohet.

Si ta përdorim?
Nëse veçse keni abonim në ndonjërën nga pakot, mënyra më e lehtë për ta përdorur është të thirni në numrin tonë 1955 në çdo kohë pa pagesë. Ne do të dërgojmë patrollën tonë tek ju që ju të mund të vazhdoni rrugën tuaj sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ju lutem keni parasysh qe në disa vende rurale apo largë qytetit, mbulimi ne Asistencë Rrugore mund te jetë e kufizuar në përputhje me rregulloren që gjendet prapa polisës së anëtarësimit tuaj.

Ju lutem keni parasysh: Shërbimet e lartpermendura janë të mbuluara pa pagesë apo mbulueshmëri të përcaktuar vetëm nëse jeni të abonuar në njërën nga pakot e kategorisë Individuale apo kategorisë së Biznesit. Mbulueshmeria është subjekt i rregullores së anëtarësimit tuaj. Ju lutem referohuni rregullores prapa polisës tuaj për të verifikuar mbulueshmërinë tuaj.